Ish-futbollisti Dani Alves, ndodhet në burg që nga 20 janari për përdhunimin e dyshuar të një vajze 23-vjeçare në klubin e natës Sutton në Barcelonë në fund të dhjetorit 2022.
Që atëherë, braziliani nuk kishte pasur akses në rrjetet sociale.
Këtë të premte, ish-lojtari i Barcelonës ka habitur të gjithë ndjekësit e në Instagram, kur ka publikuar një mesazh enigmatik kushtuar vajzës së tij, Victoria Alves.
“Pavarësisht se ku je, unë do të jem gjithmonë me ty”, ka shkruar braziliani, duke etiketuar profilin e vajzës së tij, i cili është privat për më shumë se 500 ndjekësit që ai ka në të.
Megjithatë, prania e tij e papritur në rrjetet sociale nuk u ndal me kaq.
Dani Alves ka ndarë edhe dy imazhe krejtësisht të zeza pa tekst, duke i lënë vend interpretimit të secilit person./h.ll/abcnews.al
アウヴェス爺インスタ更新したんだけど
復活した? pic.twitter.com/tmMkwef8V8— アウヴェス (@10DANIALVES) October 28, 2023