I hapi një llogari falso një 18-vjeçare në rrjetet sociale, ndalohet i riu në Tiranë

schedule13:24 - 11 Nëntor, 2023

schedule 13:24 - 11 Nëntor, 2023

Një 27-vjeçar është ndaluar nga policia e Tiranës. Kjo pasi dyshohet se ka përndjekur një 18-vjeçare në rrjetet sociale, madje i ka hapur dhe një llogari falso në emër të saj.

“Specialistët për Hetimin e Ndërhyrjeve Kibernetike ndaluan shtetasin 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur një 18-vjeçare në rrjete sociale, duke i hapur asaj llogari fallso”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!