I hapet rruga anëtarësimit? Parlamenti suedez diskuton sot për NATO-n

schedule10:31 - 16 Maj, 2022

schedule 10:31 - 16 Maj, 2022

Parlamenti i Suedisë do të zhvillojë një debat sot mbi anëtarësimin e mundshëm të vendit në NATO.

Kjo vjen pasi socialdemokratët në pushtet njoftuan të dielën se tani mbështesin bashkimin me aleancën ushtarake, që do të thotë se ka një shumicë të fortë parlamentare në favor.

Për rrjedhojë, kjo mund të hapë rrugën për një aplikim zyrtar ditën e sotme ose në ditët në viji.

Ministri suedez i Mbrojtjes Peter Hultqvist u tha mediave vendase se një delegacion suedez do të takohet me zyrtarë në Turqi, i vetmi anëtar i NATO-s që ka ngritur shqetësime për anëtarësimin e vendit në NATO. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!