I hamë të gjithë por nuk e dimë sa të rrezikshme janë: Këto ushqime dëmtojnë trurin

schedule04:47 - 8 Gusht, 2022

schedule 04:47 - 8 Gusht, 2022

Ushqimi që konsumojmë ndikon në mënyrë drastike në funksionimin e trurit. Ushqimi që konsumojmë pothuajse çdo ditë mund të ndikojë negativisht në aftësitë tona njohëse. Një studim i ri tregoi se kjo ndodh nëse më shumë se 20 për qind e kalorive tuaja ditore vijnë nga ushqime ultra të përpunuara.

Rreth 10,000 njerëz morën pjesë në këtë hulumtim dhe rezultatet ishin befasuese. Burrat dhe gratë që hëngrën sasinë më të madhe të ushqimeve të përpunuara kishin një normë 28 për qind më të shpejtë të rënies globale njohëse dhe 25 për qind më të shpejtë të rënies së funksionit ekzekutiv.

Autorja e studimit, Claudia Suemoto, theksoi se ushqimi i përpunuar përbën 25 deri në 30 % të kalorive në dietën mesatare. Krahasuar me ushqimet e përpunuara, dmth ushqimet që përmbajnë sheqer, kripë, vaj dhe përbërës të tjerë, ushqimet ultra të përpunuara krijohen duke nxjerrë substanca.

Ato vijnë nga yndyrat, niseshteja dhe sheqernat e shtuara, dhe gjithashtu përmbajnë ngjyra artificiale dhe aditivë. Nëse jeni duke menduar se çfarë është saktësisht ushqimi ultra i përpunuar, atëherë duhet të dini se është ushqimi që gjendet më së shumti në raftet tuaja, si biskotat dhe ushqimet e kripura.

Truri nuk është e vetmja pjesë e trupit që preket nga ky lloj ushqimi. Studimet tregojnë se këto ushqime rrisin rrezikun për sëmundje kardiovaskulare dhe koronare të zemrës, sëmundjeve cerebrovaskulare, diabetit të tipit 2, gjë që gjithashtu rrit rrezikun e vdekjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!