I grumbulluar me kombëtaren, infektohet me Covid-19 mesfushori i Interit

schedule10:17 - 1 Qershor, 2021

schedule 10:17 - 1 Qershor, 2021

Mesfushori i Interit, Arturo Vidal do të duhet të qëndrojë i karantinuar për disa ditë, pasi ka rezultuar pozitiv për Covid-19. Ai kishte qëndruar me një të infektuar dhe pas testit të kryer rezultoi pozitiv dhe vendosi ta ndajë këtë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Kështu, ai do e ketë të pamundur të marrë pjesë në dy ndeshjet eliminatore të Kupës së Botës me kombëtaren e Kilit. Vidal ishte vaksinuar para disa ditësh, por fatkeqësisht ra në kontakt me virusin përpara se të kishte krijuar imunitetin e duhur.

“Fatkeqësisht , në testin e sotëm zbulova se isha infektuar me Covid-19, pasi një mik asimptomatik rezultoi pozitiv. Këtë herë nuk do jem në gjendje të jem në fushë, por do mbështes shokët e mi me të gjitha forcat. I falënderoj gjithë mjekët që kujdesen për popullatën dhe i bëj thirrje të gjithëve të vaksinohen”, shkruan Vidal. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!