I grabitën banesën, avokati: Nuk e di sa para kisha

schedule14:47 - 16 Prill, 2019

schedule 14:47 - 16 Prill, 2019

Policia dhe prokuroria e Durrësit kane nisur hetimet për zbardhjen e grabitjes së ndodhur në shtëpinë e avokatit Edmond Saliu. Ai i ka thënë policisë se nuk kishte dijeni se sa para kishte në kasafortë.

Avokati durrsak Edmond Saliu, u ka thënë hetuesve se nuk kishte dijeni sa para ishin në kasafortën që i vodhën brenda në shtëpi. Fillimisht u fol për një shumë prej 35 milion lekë të reja, por në denoncimin që ai dha në policinë e Durrësit, kjo shumë nuk u deklarua.

Ngjarja ndodhi të premten e javës së shkuar në lagjen 4, megjithatë ngjarja është tentuar të mbahet e rezervuar nga familjaret e Saliut. Vetë avokati kur konstatoi vjedhjen e kasafortës kërkoi ndihmën e policisë.

Ekspertët vërejtën se nuk kishte thyerje dhe as dëmtime të dukshme. Dera e blinduar e shtëpisë duhet të jetë hapur me çelës, ose me  një paisje e quajtur “paisja ruse” që hap pa dëmtuar me anë të vakumit.

Me marrjen e denoncimit nga avokati Sula këtë të martë çështja është referuar në prokurori dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen dhe gjetjen e autorëve./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!