I gjetën “çokollata” në banesë, arrestohet i riu në Memaliaj

schedule15:40 - 30 Mars, 2019

schedule 15:40 - 30 Mars, 2019

50 kg kanabis është sekuestruar në banesën e një 29 vjeçari në Memaliaj. I riu nga fshati Zhapokikë është ndaluar nga policia ndërsa për drogën e bllokuar është shpallur në kërkim edhe një tjetër person. Lënda narkotike e dyshuar si kanabissativa dhe në formën e çokollatës ishte fshehur në shtëpinë e 29 -vjeçarit. Ky i fundit  së bashku me shtetasin e shpallur në kërkim dyshohet se janë edhe autorët e tentativës për kultivim të bimëve narkotike në vendin e quajtur “Përroi i Madh” në Memaliaj./abcnews.al