Avioni gjigand Stratolaunch kreu me sukses provën e dytë të fluturimit, duke kaluar mbi shkretëtirën e Kalifornisë Jugore. Avioni me gjashtë motorë u ngrit dy vite pas fluturimit të parë.
Me një hapësirë krahësh prej 383 metrash, Stratolaunch është më i gjerë se gjatësia e një fushe futbolli. Gjatë fluturimit provë, avioni arriti shpejtësinë maksimale prej 199 km / orë.
Stratolaunch merr një ekuipazh prej tre personash, pilot, bashkë-pilot dhe inxhinier fluturimi, të cilët ulen në trupin e djathtë. Trupi i majtë ka atë që duket si një kabinë me dritare për njerëzit që shikojnë, por pjesa në fakt është e zbrazët dhe pa presion.
/abcnews.al