Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Stacioni” për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza.
Në afërsi të ish-Stacionit të Trenit, Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar një 20-vjeçar, të cilit gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës, qindra doza me lëndë narkotike (sintetike) LSD.
Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë./abcnews.al