I ftuar special në San Siro, tifozët e Milanit nisin e ëndërrojnë

schedule08:30 - 1 Tetor, 2019

schedule 08:30 - 1 Tetor, 2019

Atalanta-Shakhtar Donetsk  është një nga sfidaT më interesante të mbrëmjes së sotme në Champions League. Ekipi bergamask do i zhvillojë ndeshjet e grupeve në San Siro, aty ku do të jetë i pranishëm edhe një tifoz special.

Flasim për Andriy Shevchenko, ish-yllin e MilaniT dhe trajnerin e Ukrainës. Sheva ka udhëtuar për të ndjekur nga afër ekipin e Shakhtarit dhe disa prej lojtarëve të kombëtares së tij.

Jo vetëm kaq. Emri i ish-fituesit të “Topit të Artë” me kuqezinjtë ka dalë si një opsion për të zëvendësuar Giampaolon në pankinën e Milanit. Një skenar i tillë i entuziazmon tifozët e “djallit”.

Sheva pritet të takohet edhe me dyshen Maldini-Boban, drejtuesit e Milanit dhe dy prej miqve të tij më të mirë. Aty do të diskutohet edhe mbi kandidaturën e tij, gjithmonë nëse Milani dështon edhe përballë Genoas, çka do të sillte shkarkimin e trajnerit Marco Giampaolo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!