Ulja e temperaturave përjetohet me shtim të dhimbjeve tek personat që vuajnë nga sëmundjet reumatizmale si artriti reumtoid, osteoartriti apo tendiniti. Mjekja reumatologe në spitalin “Hygeia” në Tiranë Blerina Dhamo shpjegon arsyet.
“Vjen si rezultat i baroreceptorëve që ndodhen në kyçe dhe muskuj, prandaj ulja e ndjeshme e temperaturave përjetohet me një shtim të dhimbjeve. Shumë pacientë vinë të shqetësuar duke menduar se mund të jetë një riaktivizim i sëmundjes. Por ne arrijmë në konkluzionin se nxitet nga i ftohti.
Dhimbjet sipas mjekes Dhamo mund të reduktohen duke zbatuar disa këshilla të thjeshta.
“Relaksimi i muskujve me kompresa të ngrohta. Por në rast se kemi të bëjmë pastaj me një riaktivizim të sëmundjes do ngelemi patjetër te një ndryshim i terapisë,” thekson mjekja.
Ndërsa kapilaroskopia është një prej ekzaminimeve që u rekomandohet personave që vuajnë nga ky grup sëmundjesh reumatizmale.
“Janë kryesisht pacientë që u ndodh në stinën e ftohtë një ngushtim i enëve të gjakut dhe gishtat e duarve zbehen. Madje në disa raste mund t’i gjejmë në ngjyrë blu të errët. N3e duhet t’i shikojmë se si janë enët e gjakut,” shprehet mjekja.
Veshjet e ngrohta dhe mbajtja e këpucëve komode është këshilla e mjekes për personat që vuajnë nga këto probleme. /abcnews.al