I frikësuar? Putin urdhëron Shërbimin Federal të Sigurisë të rrisë vigjilencën ndaj Perëndimit

schedule14:17 - 28 Shkurt, 2023

schedule 14:17 - 28 Shkurt, 2023

Vladimir Putin ka urdhëruar Shërbimin Federal të Sigurisë (FSB)  që të rrisë  vigjilencën ndaj veprimeve sabotuese të Perëndimit.

Në një fjalim para zyrtarëve të FSB-së, udhëheqësi rus udhëzoi agjencinë të forcojë aktivitetin e saj për të eleminuar ato që ai i përshkroi si rritje të operacioneve të spiunazhit dhe sabotimit kundër Rusisë nga Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë.

Ai urdhëroi zyrtarët të rrisin mbrojtjen e infrastrukturës kryesore ruse dhe të parandalojnë çdo përpjekje nga shërbimet perëndimore të sigurisë për të ringjallur ato që ai i quajti “celula terroriste” në territorin rus.

“Shërbimet e inteligjencës perëndimore  kanë qenë gjithmonë aktive në Rusi, dhe tani ata kanë shtuar edhe personel shtesë, burime teknike dhe burime të tjera kundër nesh. Ne duhet të përgjigjemi në përputhje me rrethanat,” tha ai.

Ai tha se FSB duhej të parandalonte flukset e paligjshme të armëve në Rusi dhe të forconte sigurinë në katër rajone të Ukrainës që ai aneksoi vitin e kaluar, një veprim që nuk është njohur nga shumica e vendeve të OKB-së.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!