“I forti i Vlorës” rikthehet në gjyq por seanca shtyhet sërish për Zani Caushin

schedule15:18 - 6 Nëntor, 2020

schedule 15:18 - 6 Nëntor, 2020

Seanca gjyqësore e përcaktuar për tu mbajtur sot për Ish- kreu i bandës së Vlorës në vitin 1997, Zani Caushi, është shtyrë përsëri për një ditë tjetër.

Kësaj radhe shkak për shtyrjen është bërë mungesa e  prokurorit dhe avokatit i çështjes.

I forti i Vlorës në trazirat e 97’, Caushi ka kërkuar një përllogaritje të saktë të viteve të dënimit, pasi pretendon se ka pasaktësi në llogaritjen e tyre.

Gjykata e Korçës ka vendosur ta administrojë të gjithë dosjen për të dalë në fund me një përfundim ose jo për Zani Caushin.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!