“I fejuar” me Interin, Zielinski refuzon përsëri ofertën e Napoli dhe rrezikon të mbetet jashtë skuadrës

schedule12:44 - 15 Janar, 2024

schedule 12:44 - 15 Janar, 2024

Piotr Zielinski mund të përfundojë jashtë skuadrës, pothuajse si ajo që i ndodhi sulmuesit Milik dikur. Mesfushori polak refuzoi propozimin e fundit për rinovimin e kontratës të paraqitur nga presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis dhe sipas “Corriere dello Sport”, pas Superkupës së Italisë ai gjithashtu mund të përfundojë jashtë skuadrës duke qenë se e ardhmja e tij nuk do të jetë më në “Maradona”, por në Milano në anën e Interit.

Ai refuzoi kontratën e re duke përfshirë edhe një klauzolë lirimi prej 20 milionë euro. Dhe tani, duke pasur parasysh paraqitjen e tij në rënie, ai së shpejti mund ta gjejë veten në periferi të projektik të Napolit deri në fund të qershorit./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!