I fejuar, la shtatzënë 40-vjeçaren me probleme mendore, devolliu pranon aktin pas arrestimit

schedule21:57 - 26 Mars, 2021

schedule 21:57 - 26 Mars, 2021

Një 20-vjeçar, Klavjo Karumi është arrestuar ditën e sotme në Devoll, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 40-vjeçare me probleme mendore duke e lënë shtatzënë.

Gazetarja e ABC, Lediona Xheladinaj mëson se pas dyshimeve nisur nga shenjat 40-vjeçarja është dërguar në spital nga të afërmit ku ka mësuar se ka mbetur shtatzënë.

Më pas ajo u ka treguar familjarëve se 20-vjeçari, kishte abuzuar seksualisht me të.

I riu banues në një fshat të Njësisë Administrative Miras, i cili është i fejuar, pas arrestimit ka pranuar përpara grupit hetimor se e ka kryer aktin.

20-vjeçari tani do të përballet me akuzën “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!