I etur për trofe e rekorde, Djokovic kërkon triumfin në “Davis Cup”: Dua të fitoj sa më shumë

schedule14:16 - 24 Nëntor, 2023

schedule 14:16 - 24 Nëntor, 2023

Vetëm pak ditë më parë, “numri 1” i Botës, në sportin e tenisit, Novak Djokovic arriti të triumfonte ndaj italianit, Jannik Sinner, në finalen e “ATP Finals”, duke shtuar një tjetër trofe në karrierën e tij të lavdishme, por mesa duket “ylli” serb nuk ka ndërmend të ndalet, teksa tashmë është në një tjetër turne, atë të “Davis Cup”, ku ka arritur të kap gjysmë-finalet.

Pas triumfit me shifrat, 2 me 0, ndaj britanikut, Cameroon Norrie, me setet (6-4, 6-4), 36-vjeçari ballkanas do të përballet në gjysmë-finale, me Italinë, duke gjetur vetëm pas pak ditës sërish “Të Kaltërin”, Jannik Sinner dhe mesa duket kjo sfidë do të jetë tepër emocionuese për Djokovic.

“Do të jetë një ndeshje fantastike për të gjithë tifozët italianë dhe serbë. Këtu në Spanjë kemi ndërtuar një rivalitet të bukur. Sfida e ardhshme është shumë emocionuese, mendoj se do të jetë një duel i bukur mes meje dhe Jannik”,- u shpreh tenisti serb.

Më tej gjatë konferencës për shtyp, në prag të kësaj sfides, “numri 1” i Botës foli edhe për të ardhmen e tij në sportin e tenisit, teksa shtoi se është i etur për të fituar sa më shumë e për të vendosur sa më shumë rekorde.

“Dua të fitoj sa më shumë turne që të jetë e mundur, ka gjithmonë rekorde në horizont që mund të thyhen. Disa vite më parë, njerëzit mendonin se ishte e pamundur për mua që të arrija në këto  nivele. Jam fizikisht dhe psikologjikisht mirë, jam i vetëdijshëm që ka shumë tenistë që luftojnë për një qëllim”,- tha Djokovic. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!