I dyshuar si sekser në çështjen “Margjeka”, GJKKO lë në arrest shtëpie Kaludjo Zhillën

schedule13:25 - 12 Janar, 2021

schedule 13:25 - 12 Janar, 2021

GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë për Klaudio Zhillën. Ky fi fundit është i dyshuar si sekser në çështjen e gjyqtares Mimoza Margjeka.

Kështu, Zhilla, nga arrest me burg dërgohet në arrest shtëpie.

Margjeka akuzohet nga SPAK për korrupsion, pasi nga përgjimet e Prokurorisë së Posaçme rezultoi se ka marrë 6000 euro në këmbim të nxjerrjes së Orion Balit nga qelia kundrejt “garancisë pasurore”.

Së bashku me Margjekën në atë kohë SPAK mori nën hetim edhe bashkëshortin e gjyqtares, Arben Cara, avokatin e Orion Balit, Skënder Demiraj, vëllanë e të pandehurit Nejton Balin dhe sekserin Klaudjo Zhilla. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!