Eshtë djegur gjatë natës makina e kreut të Partisë Socialiste në Peqin, Madrit Sula i cili mban edhe postin e zv/kryetarit të Bashkisë Peqin.
I kontaktuar nga gazetari i Abc News, Madrit Sula është shprehur se “foristrada me targe AA 880 DR ka qenë e parkuar në afërsi të një zone të banuar në qytetin e Peqinit. Automjeti është në pronësi të bashkisë Peqin”.
Vetë ai dyshon se zjarri mund të jetë aksidental nga ndonjë shkëndijë elektrike pasi makina është shumë e vjetër.
Gjithsesi policia po punon me dy pista për djegie akisidentale dhe atë të zjarrëvënies për shkak të detyrës./ abcnews.al
*Foto makina e djegur e Sulës
/abcnews.al