“Të Kaltërit” e Italisë arritën një fitore spektakolare, mbrëmjen e së premtes, ndaj Maqedonisë së Veriut, teksa në “Olimpico” të Romës i mundën këta të fundit, e rezulatin e thellë, 5 me 2, duke e lënë gjithçka të hapur për kualifikimin për në përballjen e fundit të fazës kualifikuese, ndaj Ukrainës, me të dyja skuadrat që kanë nga 13 pikë, në grupin C.
Në lidhje me sfidën ndaj këtyre të fundit disa fjalë i ka thënë edhe “fantazisti” i mesfushës, Nicolo Barella, i cili për mediat ka folur me nota të larta respekti për kundërshtarët, por shtoi se ai dhe shokët e tij duan të mbrojnë titullin e Kampionatit Evropian, që fituan në vitin 2021, në finalen e madhe të “Ëembley”, ndaj Anglisë.
“Ukraina është një skuadër e fortë, por ne jemi të vetëdijshëm për aftësitë tona. Ne duam ta mbrojmë këtë titull që e fituam me meritë. Por le të kalojmë më parë këtë sfidë të vështirë. Ne jemi gati. Ata kanë individualitete të mëdha në përbërje. Kanë lojtarë të shpejtë dhe teknikë. Por, ne treguam përballë tyre në Milano se nëse qarkullojmë topin, ata vuajnë”,- tha “ylli” i Inter. /i.m /abcnews.al