Akuza të rënda kundrejt Alex Ferguson. Giuseppe Pagliara është një agjent italian dhe marrëdhëniet e tij me Luciano Moggin, gjatë kohës kur ky i fundit ishte pjesë e Juventusit, kanë qenë shumë pozitive.
Daily Telegraph raporton se Pagliara ka qenë personi që ka fiksuar një ndeshje mes Juventusit dhe Manchester United! Sipas tabloidit anglez, njeriu i Moggit i kishte dhuruar trajnerit skocez të “Djajve të Kuq” një orë Rolex me vlerë 30 mijë sterlina për të përfituar ndonjë lëshim në fushën e blertë.
“Mendoja se vetëm italianët ishin të korruptuar, por këtu në Angli është akoma më keq. Nuk e keni idenë se sa trajnerë më marrin në telefon pas transferimit të një futbollisti dhe më pyesin: ‘Pino, ka ndonjë kafe për mua?’. Kam hapur pafund llogari në Zvicër“, thekson agjenti italian.
Ndeshja që dyshohet si e fiksuar është ajo e vitit 1997/1998. United ishte kualifikuar pas fitoreve të plota në 5 ndeshjet e para, ndërsa Juventusit i bënin punë vetëm tre pikët për të vazhduar më tej. Dueli i fundit zhvillohej në Itali dhe bardhezinjtë u mjaftuan me një fitore 1-0 me golin e Inzaghit, përballë një Manchesteri të pamotivuar… /abcnews.al
Can this be true? Corrupt’ football agent Giuseppe ‘Pino’ Pagliara claimed Sir Alex Ferguson ‘conspired to fix Manchester United match against Juventus and was gifted a £30k gold Rolex watch’, bribery trial hears pic.twitter.com/PeDjxysDwc
— diego nsubuga (@diegonsubuga) October 17, 2019