I dhanë 2 javë jetë, pas 6 vitesh politikani shqiptar gati për gara botërore

schedule09:07 - 1 Nëntor, 2023

schedule 09:07 - 1 Nëntor, 2023

Murat Basha, atlet, politikan, veteran e trajner, i ftuar në “ABC e Mëngjesit” foli për sfidat në jetë dhe betejën e tij e rëndë. Gjithashtu ai rrëfeu edhe aktivitetin e tij fizik duke treguar edhe rrugën se si u bë pjesë e politikës, fare rastësisht.

“Pata një moment shumë të vështirë në jetë, kishte kohë që humbja peshë 1 kg e ndjehesha i këputur. Kisha bërë analizat pasi imë bijë nguli këmbë, dhe po ashtu më thanë që duhet të shkoja tek një hematolog. Kam marrë pjesë në protestë dhe aty më kanë rënë të fikët dhe nga aty më dërgojnë në spital. Më bëjnë analizat dhe më shtrojnë, dhe me përkujdesin e tyre arrita dhe jam gjallë. Më komunikuan se gjendja është e vështirë dhe duhet të tregojmë kujdes. Fillimisht dyshonin për leuçemi, por jam nga ajo kategori që nuk dihet se nga ka ardhur. Mund të jetë kur kam rregulluar dhëmbët, një aksident, nuk dihet”, ka treguar ai.

Sot merr pjesë në garat e ngritjeve të peshave për veteranët

“Goditje të vijnë nga të gjitha anët, por me rëndësi është t’i rezistosh. Ne të gjithë do të ikim një ditë. Tani ne e dimë që nuk shërohesh por kurohesh, por unë do të luftoj deri në fund, nuk dorëzohem asnjë gjëje. Merrem me aktivitet sportiv. Në palestër shkoj çdo ditë mbi një orë. Arrij të ngre pesha deri në 140 kilogramë”, u shpreh ai.

Ndërsa tregon se në politikë është përfshirë shumë rastësisht.

“Im atë më thonte gjithmonë që të bëhesha nxënës i shkëlqyer, ndërsa unë doja të bëhesha gjithmonë mësues historie ose fizkulture. Por në shtëpinë time vinin shumë funksionarë në kohën e Zogut dhe që i vogël kam dëgjuar biseda nga më të çuditshmet. Kam dëgjuar arsyetime dhe biseda nga më të çuditshmet dhe u rrita me politikën”, tha ai, ndërsa tregon edhe marrëdhënien e veçantë me Princin Leka I, dhe kujtimet për “Oborrin”./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!