I dha post Mark Markut? Reagon Rama: Lajm i rremë, të tilla ka përditë me shumicë në kanalet pa filtra

schedule18:10 - 8 Tetor, 2024

schedule 18:10 - 8 Tetor, 2024

TIRANË- Kryeministri I Shqipërisë, Edi Rama e ka cilësuar “të rremë”  një informacion të publikuar në media, i cili theksonte se ai do të vendosë pedagogun e njohur Mark Marku, në krye të reformës për transparencën e institucioneve ndaj qytetarëve dhe medias.

Kreu i qeverisë shprehet përmes një statusi në platformën ‘X’ se përgënjeshtrimin e lajmit e bën vetëm në respekt, që vetë pedagogu Mark,  ka shkuar qytetarisht në Podkastin e tij “Flasim”.

“LAJM I RREMË. Sigurisht të tilla rrena ka përditë me shumicë në kanalet pa filtra e as higjenë minimale që informojnë shqiptarët, por e bëj këtë përgënjeshtrim vetëm në respekt të faktit që zoti Mark Marku ka ardhur qytetarisht në Podkastin FLASIM dhe më takon t’ia kthej respektin, si njeri me të cilin s’kemi as të njëjtat bindje politike, as varësira të asnjë natyre në punët tona”, shkruan Rama. 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!