I dha nënshtetësinë Janullatos, Meta: Vendim shumë i drejtë, s’pendohem

schedule23:06 - 2 Dhjetor, 2021

schedule 23:06 - 2 Dhjetor, 2021

Një vendim të drejtë e quan presidenti Ilir Meta dhënien e nënshtetësisë shqiptare Kryepeshkopit Anastas Janullatos. I ftuar në emisionin “Log.” në Abc Meta tha se nuk pendohet që e ka marrë një vendim të tillë.

“Fortlumturia e tij është udhëheqësi i të gjithë ortodoksëve të Shqipërisë, edhe një qytetar me origjinë turke merr pashaportë edhe në përputhje me ligjin. Zotëria s’ka patur asnjë problem me ligjin i vetmi problem ishte paragjykimi se po të ishte danez do e kishte marrë që ditën e parë.  Unë jam i bindur se ka qenë një vendim shumë i drejtë. Unë nuk po flas për paraardhësit e mi unë po flas për aktin që kam ndërmarrë, është bërë me bindje të plotë nga ana ime se nuk mund të diskriminohet një qytetar i zakonshëm jo më të paragjykohet udhëheqësi i një besimi  shumë të rëndësishëm fetar. Është vendim për të cilin nuk pendohem asnjëherë dhe e kam bërë me bindje të plotë se ishte vendim i drejtë dhe në respekt të të gjithë përpjekjeve për ringritjen e besimit”, tha Meta.

Janullatos pas 25 vitesh  në krye të Kishës Autoqefale ku ka dhënë kontribut të madh,  arriti të marrë nënshtetësinë nga Meta. 5 paraardhës të Metës e kanë refuzuar të dekretojnë dhënien  e nënshtetësisë shqiptare Janullatos për faktin se sipas tyre nuk plotësonte kushtet. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!