Ish-kryeministri francez François Fillon dhe gruaja e tij Penelope Fillon janë dënuar me burg për shpërdorim të fondeve publike.
Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se politikani konservator u shpall fajtor pasi pagoi gruan Penelope Fillon me 938,000 dollarë për punën që ajo nuk e kishte kryer si asistentja e tij.
Ai u dënua me pesë vjet burg, tre prej tyre të pezulluara. Ajo është dënuar me tri vjet burgim të pezulluar.Ky skandal i pamundësoi garën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2017.
Ndërkohë kujtojmë se ish kryeminisri francez është figura më e lartë e politikës franceze që ka marrë një dënim që nga fillimi i Republikës së Pestë në vitin 1958./abcnews.al