Juventusi iu fal dy golave të shënuar nga Alvaro Morata, i cili vulosi edhe fitoren e bardhezinjve ndaj Sampdorias, ndërsa sfida do të mbyllet me shifrat 3-1.
Pas kësaj ndeshje, për “DANZ” sulmuesi spanjoll foli për golat dhe fitore, ndërsa ka theksuar se është i lumtur që është pjesë e Juves.
Gjithashtu Morata tregoi edhe për të ardhmen e tij, nëse do të vazhdojë të luajë në Seria A, apo do të transferohet në ndonjë kampionat tjetër.
“Është një lojë ekipore. Jam i lumtur sepse kemi gjetur kompaktësinë dhe shpirtin e sakrificës. Po punojmë mirë dhe presim që të kthehen të gjithë lojtarët. Duhet të jemi pozitivë. Tani është një atmosferë më ndryshe se në fillim të sezonit”.
“Që në fillim të kampionatit kam pasur një bisedë me trajnerin. Kur ai të jep besim, është diçka shumë e rëndësishme. Të gjithë duam të dëgjojmë fjalë që të japin besim dhe që kthehen në dëshirë për të punuar”.
“E ardhmja? Nuk varet nga unë. Nëse nuk do të jem këtu sezonin e ardhshëm, do të jem ende tifozi kryesor i Juventusit. Ne do të përpiqemi të fitojmë kampionatin, që është gjëja që mbahet mend në fund. Unë dua vetëm të luaj në sulm. Juventusi është ndër skuadrat më të mira në botë. Jam krenar që jam këtu dhe jam i gatshëm për skuadrën”.
“Titulli kampion? Jemi Juventusi. Ka qenë një vit i veçantë dhe duhet të mendojmë të punojmë. Në Champions League mund të ndodhë çdo gjë, pastaj do të kthejmë kokën nga kampionati”, përfundoi Morata. /f.a/abcnews.al