I dërguari special i Trump takohet me presidentin Thaçi

schedule15:46 - 9 Tetor, 2019

schedule 15:46 - 9 Tetor, 2019

Kreu i shtetit të Kosovës Hashim Thaçi priti në presidencë të dërguarin special të presidentit amerikan Trump, për dialogun me Serbinë, Riçard Grenell. Ky i fundit po zhvillon takime të ndara dhe liderë të tjerë politikë në selinë e ambasadës amerikane në Prishtinë.

Menjëherë pas emërimit i dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump, për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka qëndruar në Kosovë.

Ai ka takuar presidentin Hashim Thaçi me të cilin ka diskutuar për vazhdimin e dialogut  Prishtinë-Beograd.

Grenell po zhvillon takime të ndara edhe me liderët tjerë partiakë në objektin e ambasadës amerikane në Prishtinë.

Mësohet se nga Lidhja Demokratike e Kosovës në takim pos kryetarit të partisë ishte edhe kandidatja për kryeministre në zgjedhjet e 6 tetorit Vjosa Osmani.

Ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, është emëruar nga presidenti, Donald Trump si i dërguar i administratës amerikane për dialogun Kosovë-Serbi

Ky vendim është vlerësuar si befasues, pasi Departamenti amerikan i Shtetit, në fund të gushtit, ka emëruar diplomatin Matthew Palmer të dërguar të posaçëm për Ballkanin, i cili është thënë se, mes tjerash, do të merret edhe me dialogun./ABC News Albania 24/7