I dërguari special i Kinës në një mision në Ukrainë, vizita e tij e dytë në një vit

schedule12:40 - 8 Mars, 2024

schedule 12:40 - 8 Mars, 2024

Li Hui, përfaqësuesi special i qeverisë kineze për çështjet euroaziatike, vizitoi Kievin të enjten “si pjesë e raundit të dytë të diplomacisë për të kërkuar një zgjidhje politike për krizën ukrainase”.

Li u takua me Andriy Yermak, shefin e shtabit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Kjo është vizita e dytë e ish-ambasadori kinez në Kiev brenda një viti, pjesë e një misioni që filloi më 2 mars dhe përfshiu ndalesa në Ukrainë, Rusi dhe BE, si dhe në Gjermani, Poloni dhe Francë.

“Ne e vlerësojmë partneritetin me Kinën dhe shpresojmë që bisedimet do të jenë një hap tjetër drejt thellimit dhe forcimit të marrëdhënieve tona,” tha Yermak.

/abcnews.al