I dërguari special gjerman: Ballkani Perëndimor është zemra e idesë europiane

schedule15:01 - 2 Mars, 2022

schedule 15:01 - 2 Mars, 2022

Emisari i parë i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, pas marrjes zyrtarisht të këtij posti, ka thënë se do të shërbejë zellshëm për mbajtjen e bashkëpunimit mes vendit të tij dhe këtij rajoni.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë vetëm gjeografikisht në zemër të Europës, ata janë në zemër të idesë europiane. Përzemërsisht jam i nderuar që t’i shërbej bashkëpunimit tonë me partnerët e rajonit për rajonin si i dërguar special”, ka shkruar ai në Twitter.

Në njoftimin zyrtar për pozitën e re në administratën shtetërore, Zyra Federale e Jashtme e qeverisë gjermane lavdëroi pasionin e Sarrazin për interesat e Ballkanit Perëndimor. / Express

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!