I dërguari izraelit në OKB i kërkon kreut të UNRWA të japë dorëheqjen

schedule09:14 - 11 Shkurt, 2024

schedule 09:14 - 11 Shkurt, 2024

Përfaqësuesi izraelit në Kombet e Bashkuara i ka bërë thirrje shefit të UNRWA-s të marrë përgjegjësinë dhe të japë dorëheqjen lidhur me përdorimin e dyshuar të shkollave të agjencisë së OKB-së nga Hamasi.

Thirrja e Erdanit erdhi pas një postimi në X nga Philippe Lazzarini që mohonte dijeninë e agjencisë për ekzistencën e tuneleve të Hamasit nën ambientet e UNRWA në Gaza, siç pretendoi më parë ushtria izraelite.

Erdan tha në një postim në përgjigje të komisionerit të përgjithshëm të agjencisë: “Nuk është se nuk e dinit, nuk deshe ta dinit”.

“Ne ekspozuam tunelet e terrorit nën shkollat ​​e UNRWA-s dhe siguruam prova që Hamasi shfrytëzon UNRWA-n. Ne ju lutëm që të kryeni një kontroll gjithëpërfshirës të të gjitha objekteve të UNRWA-s në Gaza. Por jo vetëm që refuzove, zgjodhe të fusësh kokën në rërë”, shtoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!