Një 29 vjeçar është udhëruar t’i paguajë ish të dashurës 100 paund kompensim dhe të qëndrojë larg saj për shkak se e përndiqte. Jack Roach transferonte para në llogarinë Monzo të 24-vjeçares Rachel Thomas-Tear kur ajo e bllokoi pas ndarjes ndërsa i dërgonte dhe mesazhe kërcënuese.
Nuk dihet se sa ka paguar Roach në total, por vajza e denoncoi në polici duke pretenduar se ai gjithashtu i kishte lënë gjithashtu qirinj dhe lule në pragun e derës së saj. Gjatë transferimit të parave, ai dërgonte mesazhe në kutinë e referencës së pagesës duke kërcënuar ta zhbllokonte nga rrjetet.

Gjithashtu, e reja pretendon se 29 vjeçari hapte llogari të rreme në Snapchat për ta ngacmuar. 29 vjeçari pranoi në gjykatë se e ka përndjekur dhe ndaj tij është dhënë një urdhër dy-vjeçar që e ndalonte të kontaktonte me ish të dashurën apo t’i afrohej shtëpisë së saj.
“Ndërsa shpresoja se mund të mbeteshim miq, nuk ishte e mundur për shkak të ndryshimit të emocioneve të tij. Ndonjëherë ai sillej mirë ndonjëherë jo. Kam marrë telefonata dhe mesazhe të vazhdueshme. E bllokova duke shpresuar se nuk do të më kontaktonte më, por ai dërgoi para në llogarinë time Monzo dhe linte mesazhe.

Ai telefononte gjithmonë nga një numër privat. Para gjithë kësaj kam qenë një person i lumtur. Kjo më ka ndikuar në një mënyrë të tillë që nuk jam më në gjendje t’u besoj njerëzve. Nuk dal nga frika se mos mund të përplasem me të.”, tha 24 vjeçarja duke shtuar se ka ndërruar numrin e telefonit. /abcnews.al


