“I dërgojmë urimet tona popullit shqiptar”, urimi i Serbisë për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

schedule15:49 - 28 Nëntor, 2022

schedule 15:49 - 28 Nëntor, 2022

Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë ka uruar përmes një postimi në rrjete sociale ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë.

“I dërgojmë urimet tona Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe popullit të Shqipërisë, me rastin e festës së Pavarësisë, duke i uruar shëndet, begati dhe paqe”, thuhet në njoftimin në Twitter. Urimet për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë ka dërguar edhe Ministria e Jashtme e Ukrainës. Diplomacia në Kiev shpreh mirënjohjen për mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës dhe qëndresës së saj.

“Urime për diplomacinë shqiptare dhe popullin mik të Shqipërisë me rastin e Ditës së Pavarësisë! Ne jemi mirënjohës që qëndruat pranë Ukrainës gjatë kohës më sfiduese dhe po bëjmë përpjekje për paqen dhe sigurinë brenda nivelit të KS të OKB-së dhe dypalësh! Urimet më të mira për mirësi dhe prosperitet!”, shkruan ministria.

Një urim special ka ardhur edhe nga aleanca më e madhe ushtarake, NATO, në të cilën vendi ynë është anëtar. NATO ka zgjedhur një foto të ushtrisë shqiptare dhe flamurin kuqezi./abcnews.al/