I derdhi gotën e ujit në fytyrë, deputetja Musliu paralajmëron padi ndaj ministrit Peci

schedule16:43 - 21 Dhjetor, 2021

schedule 16:43 - 21 Dhjetor, 2021

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka dalë në konferencë për media për të sqaruar situatën e përplasjes me ministrin e Bujqësisë Faton Peci në Komisionin për Mjedis. Ajo thotë se është akuzuar nga ministri Peci që qëndron prapa grupeve të krimit të organizuar dhe për këtë ka paralajmëruar padi ndaj tij.

Më tej, Musliu thotë se është ofenduar nga ministri Peci sikur ka marrë grante dhe thotë se ia ka kthyer në mënyrë të njëjtë, pasi as ajo e as familja e saj thotë se s’kanë përfituar grante.

 “Nga data 25 nëntor kam kërkuar sqarim nga z.Peci për të ditur se çka ka ndodhur në thirrjen për grante që është bërë në janar 2021 dhe është mbyll në mars të këtij viti, deri më 25 nentor bujqit e fermerët kanë qenë në terr informativ…Në mbledhjen e kuvendit ministri u deklaru se thirrja u anulu, kur e kam pyetur pse nuk janë njoftuar bujqit, ministri e ka anashkaluar pytjen time dhe nuk është përgjigjur, kam pritur ministrin të ma dërgoj me shkrim dhe nuk e kam marrë, pastaj në Kuvend kam protokoluar pyetjen me shkrim drejtuar ministrit”, u shpreh Musliu, transmeton Express.

Musliu thotë se Peci i ka thënë se në ministri kanë pasur prioritete tjera.

“Ministri pyetjen e ka marrë më 3 dhjetor, pasi e ka marrë pyetjen ministri më 7 dhjetor e ka publiku vendimin për anulim të kësaj thirrje, kur ka ardhë pytja në kuvend ja kam adresu pyetjen edhe i kam thanë çka ka ndodh, ai ka fillu mem tregu për aksionet dhe arrestimet që i ka bërë në agjensionin e bujqësisë në kuadër të ministrisë, unë kam bërë pyetje konkrete. Kur i kam bërtë pytje ministri ka filluar të më ofendojë e me fyejë që gjëja ja kam marrë grantet, edhe unë ja kam kthyer në të njëjtën mënyrë sepse s’kam marrë grante as unë e as familja ime….Unë e pyta se cila qëndron në sqarimin e anulimit për vendim, ministri thotë se kemi pas prioritete tjera në ministri”, tha Musliu para mediave.

Po ashtu, ajo tha se në raport për anulimin e grantit shkruan diçka tjetër e në vendim diçka tjetër.

Kujtojmë se deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e ka quajtur rrugaç e më pas i ka derdhur gotën e ujit në fytyrë ministrit të Bujqësisë, Faton Peci në mbledhjen e Komisionit  për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!