I dënuari me vdekje zgjedh karrigen elektrike

schedule13:00 - 2 Nëntor, 2018

schedule 13:00 - 2 Nëntor, 2018

Një 63-vjeçar i dënuar me vdekje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka kërkuar që të ekzekutohet me karrige elektrike, pasi sipas tij me injeksion do të vuante shumë në 18 minutat e fundit të jetës.

Është ekzektuar me vdekje, në karrigen elektrike, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Edmund Zagorski, 63 vjeç. Ky i fundit u ekzekutua në Tenesi pasi gjykata e lartë rrëzoi apelin e tij.

Në vitin 1984 ai u dënua për dy vrasje. Zagorski zgjodhi vetë karrigen elektrike si mënyrë ekzekutimi pasi sipas tij injeksioni do e bënte të vuante shumë. Avokatët e tij kishin shkruar se me injeksion, 18 minutat e fundit të jetës së tij do të ishin një tmerr, ndërsa me karrigen elektrike do të ndjente dhimbje të padurueshme për 30 sekonda.

Guvernatori i Tenesi pranoi kërkesën e avokatëve dhe shtyrjen e ekzekutimin për të lejuar shërbimet e burgut që të përgatisnin karrigen elektrike që në Tenesi nuk përdorej që nga viti 2007./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!