I dënuar përjetë nga FSHF, 16 vite më parë i jepte trofeun e parë Laçit

schedule10:03 - 27 Mars, 2020

schedule 10:03 - 27 Mars, 2020

20 maj 2004, stadiumi “Niko Dovana”. Në fushë Laçi dhe Egnatia, në një stadium ku kishte një numër të konsiderueshëm tifozësh. Dy skuadrat kishin siguruar ngjitjen në Superiore dhe tashmë mes tyre diskutohej trofeu i Kategorisë së Dytë, sot e Para.

Në fushë një ndeshje e fortë, që u vendos nga një gol. Dy ekipe të forta, që e kishin mbyllur kampionatin me pikë të barabarta, 52. Sigurisht financat nuk mungonin dhe te Laçi falë dyshes Agim Myrtaj-Ermal Laçi.

Rexha dhe sulmuesi i Teutës, Colubali

Alban Rexha, sulmuesi që ato vite po spikaste dhe që ndëshkoi ish-skuadrën e tij, i dha fitoren Laccit, që ngriti për herë të parë një trofe. Rexha prej vitesh e ka mbyllur me futbollin e luajtur, ndërkohë që ka provuar të luajë me Partizanin dhe Tomorin, veç dy ekipeve finaliste të përmendura më lart.

Jo vetëm kaq, por në vitin 2000 ai ishte shënuesi më i mirë i “demave të kuq” në elitën e futbollit shqiptar, me 9 gola. Gjithsesi më pas është parë si një tifoz i thekur i Tiranës, madje këtë sezon ai ka marrë edhe një dënim shembullor nga FSHF pas derbit të parë në “Selman Stërmasi”.

Rexha, së bashku me disa të tjerë, nga Komisioni i Disiplinës u dënua që të mos futet përjetë në stadiumet shqiptare. Dënim nuk e ka larguar nga futbolli, pasi ai po mundohet të përfshihet në tregun e menaxhimit të lojtarëve dhe ka ndërmjetësuar kalimin e Idelino Colubali te Teuta. /abcnews.al

FINALJA E KATEGORISË SË DYTË (2003-2004)
EGNATIA-LAÇI 0-1
Shënues:
Alban Rexha 80’

EGNATIA: Erald Gjondeda, Lorenc Pashaj, Gentian Kote, Artan Bano (Dikson Medu 85’), Edmir Sallata, Luan Zeneli, Roland Gaba, Erald Pustina, Altin Simaku, Fatjon Ymeri, Viktor Gjyla. Trajner: Alfred Ferko

LAÇI: Besnik Beqiri, Alban Hasani (Neziri), Akil Jakupi, Renato Hysenaj, Alban Volumi, Saimir Xhetani, Leonard Perloshi (Kastriot Faruku 89’), James Osusi, Eduart Tanushi, Alban Rexha (Nelson Bahiti 87’), Endri Kadillari. Trajner: Luigj Doda

Gjyqtarë: Kridens Meta (Tiranë), Enver Doda (Tiranë), Arjan Mali (Patos).

Kartonë të verdhë: Gentian Kote, Alban Rexha

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!