Gjykata e Korçës ka shfuqizuar masën disiplinore për Zani Caushin. Në pritje për një seancë për llogaritjen e paraburgimit. Një burim i tha Abc News se ende nuk dihet pse është marre kjo masë ndaj të dënuarit me burgim të përjetshëm Zani Caushi duke i shfuqizuar masën disiplinore.
Masa disiplinore është marrë në prill me vendim të këshillit disiplinor të institucionit të ekzekutimit të vendimeve penale Korçë. Në datë 13 tetor është dhënë masa e shfuqizimit nga gjykata.
Kjo e fundit pasi ka pranuar kërkesën ka dhënë vendim për shfuqizimin e vendimit të këshillit disiplinor të burgut, raporton gazetarja Lediona Xheladinaj.
Rikthimi
Pas dështimit në muajin korrik 2020 për të përfituar lirimin me kusht, Myrteza Çaushi në muajin shtator, iu kthye sërish proceseve gjyqësore. Myrteza Çaushi, ose siç njihet ndryshe si “Zani i Vlorës” në 29 shtator 2020 iu drejtua sërish me një kërkesë gjykatës së Korçës, duke kërkuar nga kjo e fundit që ti përllogarisë saktësisht, ditët e vuajtjes së dënimit, duke filluar nga momenti i arrestimit fillestar e deri në këtë periudhë, ku Myrteza Çaushi, ndodhet në burgun e Drenovës.
Lexo edhe: Zani Caushi: Dëshira e parë që do përmbush kur të lirohem
Aktualisht çështja është regjistruar në gjykatën e Korçës dhe gjyqtar për gjykimin e kësaj kërkese është Ervin Sulaj. Caushi pretendon se ka shlyer pjesën më të madhe të dënimit pasi ai është dënuar me ligjin e kohës, me kushtin që të mos ketë marrë asnjë penalitet gjatë qëndrimit të tij në burg.
Edhe pala mbrojtëse e Zani Caushit, njoftoi se klienti i tij ka të drejtën e paraqitjes së kërkesës së tij, për lirimin me kusht, sapo të ketë konkluduar në përllogaritjen e saktë të viteve të kryerjes së dënimit, e cila sipas tij e kalon afatin 25 vjet. I cilësuar si i forti i Vlorës në trazirat e ’97, Zani Caushi është dënuar me burg përjetë në vitin 2000 për një sërë veprash penale./ db/Abcnews.al