I dënuar për dhunë në familje, 38-vjeçari vetëvaret në qeli me kabullin e televizorit

schedule18:00 - 28 Dhjetor, 2019

schedule 18:00 - 28 Dhjetor, 2019

Një i burgosur i ka dhënë fund jetës në qeli, në burgun e Beratit. Ngjarja ka ndodhur për Krishtlindje por është mbajtur e fshehur nga policia. Gazetari i Abc News, Artan Diko raporton se “viktima Blerim Protoduari kishte rreth 7 muaj që ishte i burgosur për veprën penale ‘Dhunë në familje'”.

38-vjeçari nga fshati Poshnje i Urës-Vajgurore, është gjetur i vetëvarur me kabullin e televizorit në qeli nga roja e turnit të shërbimit. Institucioni i IEPV-së Berat, që ka bërë edhe veprimet në vendngjarje me ekspertët hetimorë të burgut, e ka mbajtur të fshehtë ngjarjen.

Burime brenda burgut konfirmojnë se ai nuk shoqërohej me askënd dhe prej disa kohësh kishte shfaqur shenja depresioni.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!