I dënuar për abuzim seksual ndaj një vajze shqiptare, Robinho mendon të rikthehet në futboll

schedule15:56 - 25 Janar, 2023

schedule 15:56 - 25 Janar, 2023

Robinho po planifikon një rikthim shokues në futboll, pavarësisht se ka marrë një dënim me nëntë vite burg për përdhunimin e nj֝ë vajze shqiptare. Ish-sulmuesi i Manchester Cityt u tërhoq në vitin 2020, duke shkurtuar periudhën e tij të dytë në Santos për t’u fokusuar në mbrojtjen e  çështjes së tij, por ai së shpejti mund të kthehet në fushë.

Ai u dënua me nëntë vjet burgim për përdhunim në Itali në vitin 2017, por procesi apelit ka vazhduar që atëherë dhe ai mbetet në Brazil.

Ngjarja kishte ndodhur në janar të vitit 2013, kur ai dyshohet se së bashku me pesë meshkuj të tjerë kryen një përdhunim në grup të një femre shqiptare 22-vjeçare në klubin e natës “Sio Cafe” të Milanos.

Robinho ishte duke luajtur për Milanin, kur dyshohet se sulmoi seksualisht vajzën, për të cilën gjykata italiane urdhëroi brazilianin të paguante mbi 55,000 euro si gjobë.

Në janar të vitit 2022, Gjykata e Kasacionit në Romë hodhi poshtë të gjitha deklarata e Robinhos dhe të një shoku të tijin, duke i shpallur fajtorë.

Në tetor të vitit të kaluar, Ministria italiane e Drejtësisë i dërgoi një kërkesë me shkrim Brazilit për të ekstraduar Robinhon. Megjithatë, kushtetuta braziliane nuk lejon ekstradimin e qytetarëve nga atdheu i tyre. Ish-lojtari brazilian vazhdon të refuzojë akuzat dhe tani thuhet se po shikon një rrugë kthimi në futboll.

Sipas “UOL”, 39-vjeçari ka zhvilluar bisedime me klubin Portuguesa Santista, i cili luan në divizionin A-2 të kampionatit Paulista. Ai është gjithashtu në diskutime me ekipin e Serie D, Brasiliense, por ende nuk është arritur marrëveshje me asnjërën skuadër të interesuar./ h.ll/abcnews.al