Policia e Kukësit ka arrestuar një 40-vjeçar të shpallur në kërkim.
Ai ishte dënuar me burg për dhunë ndaj bashkëshortes dhe abuzim seksual me 2 vajzat e tij të mitura.
Gjatë kontrollit në banesë, u gjetën dhe u sekuestruan: 14 kapsolla denator, 2 fitilë zjarrpërcjellës, 1 granatë ofensive dhe 5 krëhera automatiku./abcnews.al

