I dënuar në Itali, u arrestua në 2014, kush është Ndriçim Jonuzi që plagosi demokratin në Kavajë

schedule20:58 - 19 Prill, 2021

schedule 20:58 - 19 Prill, 2021

Pesë ditë para zgjedhjeve situata agravoi në Kavajë mbrëmjen e sotme mes mbështetësve të PD dhe PS. Bledar Okshtuni, Sekretari i degës së Partisë Demokratike në këtë qytet mbeti i plagosur me armë zjarri brenda zyrës elektorale.

Policia ka shpallur në kërkim autorin Ndriçim Jonuzi. Uniformat blu bënë me dije se pas një konflikti verbal mes tyre, Jonuzi është futur brenda zyrës elektorale të PD në qendër të qytetit dhe ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të 27-vjeçarit Okshtuni duke e plagosur në këmbë këtë të fundit.

Lexo edhe: Plagosja e mbështetësit të PD, Basha: Akt burracak, përgjigjen t’ua japim të dielën

Ndriçim Jonuzi nuk është emër i panjohur për drejtësinë. Siç mëson abcnews.al ai rezulton me prencedent të theksuar kriminal në fushën e krimit kundër jetës dhe rezulton i dënuar në Itali.

Mësohet se ai është arrestuar në vitin 2014 nga policia në Kavajë pasi prej vitit 2007 i fshihej drejtësisë italiane. Me vendim të Gjykatës së Torinos ai  është dënuar me 8 vite burgim për vrasje pa dashje”. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!