I dënuar në Itali për trafik droge, vihet në pranga 42-vjeçari nga Tirana

schedule13:10 - 18 Maj, 2020

schedule 13:10 - 18 Maj, 2020

Interpol Tirana la vënë në pranga me qëllim ekstradimin, 42-vjeçarin Bledar Krakulli, i cili është në kërkim ndërkombëtar.

Krakulli ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali e ka dënuar me 12 vjet e 10 muaj burgim për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 7 vjet burgim.

42-vjeçari,  në vitet 2002-2003, dyshohet se ka trafikuar sasi të ndryshme heroine në disa qytete të Italisë si Torino, Roma, Verona dhe Milano.

Njoftimi:

Tiranë

Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Një tjetër person i kërkuar nga drejtësia italiane bie në prangat e Policisë.

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 42-vjeçari i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Operacioni nga Sektori i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në  DVP Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në lagjen “Don Bosko”, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar Bledar Krakulli, 42 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali e ka dënuar me 12 vjet e 10 muaj burgim për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 7 vjet burgim.

Ky shtetas, në vitet 2002-2003, dyshohet se ka trafikuar sasi të ndryshme heroine në disa qytete të Italisë si Torino, Roma, Verona dhe Milano.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë. /abcnews.al/