I dënuar me vdekje, i burgosuri amerikan pritet të ekzekutohet me azot

schedule10:06 - 25 Janar, 2024

schedule 10:06 - 25 Janar, 2024

Gjykata e Lartë e SHBA ka refuzuar një kërkesë për të ndaluar Alabama nga ekzekutimi i një personi me azot për herë të parë në historinë amerikane. Rasti është ai i vrasësit të dënuar, Kenneth Smith  i cili tashmë i mbijetoi një injeksioni vdekjeprurës të dështuar në vitin 2022.

Gjyqtarët refuzuan të dëgjonin argumentet e avokatëve të tij, sipas të cilit një tentativë e dytë ekzekutimi,pas traumës së shkaktuar nga dështimi i së pari -do të shkelte mbrojtjen e Amendamentit të Tetë të Kushtetutës kundër dënimit mizor dhe të pazakontë.

Të enjten, Alabama do të bëhet shteti i parë amerikan që do të ekzekutojë një të burgosur duke e detyruar atë të thithë azot të pastër në një maskë. Një metodë e miratuar edhe në Misisipi  dhe  Oklahoma  por deri më tani nuk është përdorur kurrë pasi konsiderohet e papranueshme edhe si një formë eutanazie për kafshët.

Pesë gazetarë do të jenë në gjendje të dëshmojnë ekzekutimin e Smith.

Smith, 58 vjeç, u dënua në vitin 1989 për vrasjen e gruas së një predikuesi, Elizabeth Sennett, një vrasje me pagesë. Smith ishte një nga dy burrat e dënuar për vrasjen e 45-vjeçares Sennett në një vrasje pagesë prej 1000 dollarësh më 18 mars 1988. Ajo u dhunua dhe më pas u godit me thikë në gjoks dhe qafë.

Vdekja e saj u organizua për t’u dukur si një grabitje në shtëpi. Burri i saj, një predikues i zhytur në borxhe, kishte orkestruar skemën për të mbledhur paratë e sigurimit.

Ai më pas vrau veten.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!