I dënuar me rreth dy vite burg për mashtrim, arrestohet në Morinë kosovari

schedule15:12 - 19 Qershor, 2020

schedule 15:12 - 19 Qershor, 2020

Një shqiptar i Kosovës, i dënuar me 1 vit e tetë muaj burg është ndaluar së fundmi nga policia.

46-vjeçari I. S., është ndaluar nga policia në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës pasi është i shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim.

Njoftimi i policisë:

Morinë, Kukës

Ndalohet një shtetas kosovar i shpallur në kërkim, i dënuar me 1 vit e 8 muaj burg, për veprën penale “Mashtrimi”.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, shërbimet e Policisë Kufitare bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim kombëtar:

-I. S., 46 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim kombëtar, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Shkodër, e cila e ka dënuar me 1 vit e 8 muaj burg, për veprën penale “Mashtrim”.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Kukës bënë ndalimin e tij. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!