Një 41 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Sarandës për vjedhje. Oltion Beshiri nga Elbasani ishte kthyer në makthin e banorëve pasi iu vidhte pompat e ujit në pallatet ku ata banonin.
Rezultoi se ky shtetas, i cili ishte dënuar dhe më parë për të njëjtën veprimtari kriminale, ka vjedhur vazhdimisht pompat e ujit në katet e para të pallateve të ndryshme në Sarandë./abcnews.al