Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

I dënuar me mbi 13 vite burg për vrasje në 1997, arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

schedule13:05 - 2 Gusht, 2023

schedule 13:05 - 2 Gusht, 2023

Një 45 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi ishte I dënuar për vrasje në vendin tonë.

Mediat italiane shkruajnë se ndalimi i tij është bërë në Torino pasi ishte i dënuar me mbi 13 vite burg për vrasje dhe për armëmbajtje pa leje.

Së bashku me persona të tjerë, ai është përgjegjës për vrasjen e një bashkëatdhetari dhe plagosjen e një tjetri, ngjarje e vitit 1997.



Prej asaj kohe ai ishte i zhdukur.

“Ekzekutimi i masës shtrënguese përbën epilogun e hetimeve të kryera edhe në nivel ndërkombëtar, falë aktiviteteve specifike të kryera nga shërbimi i bashkëpunimit ndërkombëtar policor të drejtorisë qendrore të policisë kriminale, në lidhje të ngushtë me palën policore shqiptare. “, shkruhet nga Komisariati i Torinos./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!