I dënuar me katër muaj burgim, arrestohet 52-vjeçari në Elbasan

schedule11:57 - 24 Nëntor, 2023

schedule 11:57 - 24 Nëntor, 2023

Një 52-vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit. Mësohet se 52-vjeçari ishte dënuar me katër muaj burgim për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me specialistët e Policisë Rrugore, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit 52 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt“, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./abcnews.al