Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I dënuar me burg, por shëtiste në Tiranë: Kapet Roni nga Peqini

schedule13:40 - 17 Shkurt, 2021

schedule 13:40 - 17 Shkurt, 2021

Policia e Tiranës ka arrestuar një 36-vjeçar nga Peqini, i cili ishte dënuar më parë me dy vite burg për shfrytëzim prostitucioni.

Blutë bëjnë me dije se u arrestua Roni Plaku, ndaj të cilit gjykata e Lushnjes kishte dhënë pikërisht dy vite burg pasi i vërtetua akuza e prokurorisë.

Pas kapjes, Plaku do të dërgohet në gjykatë për rikonfirmim vendimi dhe më pas do të futet në qeli.

Njoftimi i plotë

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, një person i shpallur në kërkim, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 4, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë lokalizuar dhe kapur shtetasin Roni Plaku, 36 vjeç, banues në Peqin.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë e ka dënuar me 2 vjet burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!