Shtetasi Myvard Isufi, 26 vjeç, është arrestuar këtë të premte në pikë kufitare të Kakavijës.
I riu akuzohet për moskallëzim krimi dhe për këtë shtetas Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”. Dyshohet se ka qenë i pranishëm në një konflikt me armë zjarri, mes dy shtetasve, në vitin 2022, në fshatin Bardhaj, Shkodër, por nuk ka kallëzuar në Polici.
Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Shkodër.

