Policia e Vlorës ka ndaluar shtetasin 43-vjeçar, banues në Dhëmi, ndaj të cilit Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.
Ky shtetas dyshohet se ka falsifikuar dokumentet e pronësinë të një sipërfaqeje toke, në Dhërmi.
Njoftimi i policisë:
DVP Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Vlorë dhe të Komisariatit të Policisë Himarë, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit, 43 vjeç, banues në Dhërmi, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”. Ky shtetas dyshohet se ka falsifikuar dokumentet e pronësinë të një sipërfaqeje toke, në Dhërmi./abcnews.al