I dënuar me burg, arrestohet 27-vjeçari i shumë kërkuar në Sarandë

schedule14:41 - 10 Qershor, 2020

schedule 14:41 - 10 Qershor, 2020

Një 27-vjeçar është arrestuar në Sarandë, i akuzuar për “prodhim  dhe shpërndarje të narkotikëve”. Burime nga blutë bëjnë të ditur se në pranga ka rënë Kastriot Jonuzaj.

Ky i fundit është kapur në një nga rrugicat e lagjes nr.1 të qytetit të Sarandës. 27-vjeçari është dënuar me  3 vite e 4 muaj burg nga Gjykata e Sarandës për “prodhim dhe shitje te lëndëve narkotike”.

Në prill 2017, ai u kap nga policia e Sarandës në vendin e quajtur “Plazhi i ri”, me 20 doza heroine, 3 celulare dhe 14.000 lek te reja. A27-vjeçari ka qenë i arrestuar edhe në gusht 2015, me 6 gram heroine, për të cilat ishte dënuar më parë./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!