I dënuar me 9 vjet burg, Rusia hap një çështje tjetër penale kundër kritikut të Putinit, Alexei Navalny

schedule15:46 - 18 Prill, 2023

schedule 15:46 - 18 Prill, 2023

Gjyqësori rus ka hapur një çështje të re penale kundër liderit të opozitës, Alexei Navalny pas një sherri në burg. Lajmi u njoftua nga zëdhënësja e tij duke denoncuar se është një provokim nga autoritetet e burgut.
“Një çështje e re penale është hapur kundër Alexei Navalny,” shkroi Kira Iarmych në Tëitter duke shpjeguar se lideri opozitar, i cili po vuan dënimin me nëntë vjet burg, përballet me pesë vjet të tjera “shqetësim”.
Mbështetësit e tij i shohin akuzat si një dënim për sfidimin e Presidentit Vladimir Putin. Pak ditë më parë zëdhënësja e tij hodhi dyshimet se ai mund të jetë helmuar pas disa probleme shëndetësore që shfaqi.
“Të premten erdhi një ambulancë për të marrë Alexein për shkak të dhimbjeve të forta të stomakut. Ai kurrë nuk kishte përjetuar diçka të tillë më parë”, u shpreh zëdhënësja Kira Yarmush./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!